Historia

liverpool-logo2321Liverpool Football Club është nga qyteti i Liverpool-it në pjesën veri-perëndimore të Anglisë. Stadiumiquhet Anfield. Ata luajnë në Premier Ligën Angleze (Premier League) dhe janë klubi më i suksesshëm në futbollin anglez. Liverpooli ka fituar tetëmbëdhjetë tituj të Divizionit të Parë, shtatë FA Kupa, shtatë Kupa të Ligës, pesë Kupa Evropiane, tri Kupa Uefa dhe tri Super Kupa Uefa. Liverpooli është gjithashtu anëtar i grupit G-14 që drejton klubet Evropiane të futbollit.

Liverpooli u formua më 1892. Klubi luan në Anfield që nga themelimi. Periudha më e sukseshme e Liverpoolit ishin vitet 1970 dhe 80 kur Bill Shankly dhe Bob Paisley e drejtuan klubin në njëmbëdhjetë tituj të Divizionit të Parë dhe shtatë trofe Evropiane.

Tifozët e Liverpoolit janë përfshirë në dy tragjedi të mëdha. E para ishte Tragjedia e Hejselit në vitin 1985 gjatë të cilës tifozët e Liverpoolit shkaktuan një shembje të murit duke vrarë 39 tifozë te Juventusit. E dyta ishte Tragjedia e Hillsboroughit në vitin 1989 gjatë të cilës 96 tifozë të Liverpoolit humbën jetën pas një shtypje me gardhin rethues të stadiumit.