Liverpooli fuqishëm në gjysmëfinale

SOUTHAMPTON, ENGLAND - Wednesday, December 2, 2015: Liverpool's Alberto Moreno is mobbed by team-mates after scoring the third goal against Southampton during the Football League Cup Quarter-Final match at St. Mary's Stadium. (Pic by David Rawcliffe/Propaganda)

Liverpooli e ka përmbysur Southamptonin (6-1) për të siguruar pjesëmarrjen në gjysmëfinale të Capital One Cup.
Në ndeshjen e zhvilluar në St. Mary’s Stadium, vendasit kaluan në epërsi që në minutën e parë me anë të Sadio Mane, por ky gol vetëm sa i nevrikosi mysafirët.

Daniel Sturridge realizoi dy gola të shpejtë (26’ dhe 29’) për përmbysjen e epërsisë, ndërsa rezultatin e pjesës së parë e vendosi Divock Origi (45’).

Origi e realizoi golin e dytë personal në fraksionin e dytë (69’), derisa në listën e golashënuesve u regjistrua edhe Jordon Ibe (73’).

Rezultatin përfundimtar e vendosi Divock Origi (86’) duke kompletuar kështu het-trikun.

Ky triumf e kualifikon Liverpoolin në gjysmëfinale të Kupës së Ligës. Skuadrat tjera të kualifikuara janë Evertoni, Manchester City dhe Stoke City

Leave a Comment

(required)

(required)