Klopp shpreson për një titull pas katër viteve

Trajneri i ri i Liverpoolit, Jurgen Klopp thotë se brenda katër viteve ai do të fitoj të paktën një titull me Të Kuqtë, përndryshe ai do të largohet drejt Zvicrës.

Klopp e ka bërë sot intervistën e tij të parë si trajner i Liverpoolit, ndërsa ai ka kërkuar nga bordi dhe tifozët e klubit për kohë dhe durim.

”Në mbrëmjen e kaluar, ne nënshkruam kontratën dhe unë sot u zgjova nga gjumi si trajner i Liverpoolit. Ju lutem, më jepni kohë që të bëjë punën time me ekipin”.

”Pas katër viteve, besoj që do të kemi të paktën një titull, në të kundërtën do të largohem drejt Zvicrës dhe atje do ta bëjë këtë”, tha Klopp për gazetarët

Attachment

Leave a Comment

(required)

(required)