Klopp do t’i kalojë dy ditët e ardhshme duke shikuar TV

Menaxheri i ri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, është zotuar se do t’i kalojë 48 orët e ardhshme duke i shikuar xhirimet nga ndeshjet e fundit të skuadrës së tij.

Gjermani sapo ka zënë postin e kryetrajnerit në Anfield dhe dëshiron të mësojë se ku ka çaluar strategjia e Brendan Rodgers.

Analiza e ish-trajnerit të Borussia Dortmundit do të fokusohet më shumë te lojtarët e rinj që i kanë transferuar Redsat në afatin veror.
48-vjeçari do të përpiqet të ndërtojë sa më herët një taktikë të mirë loje, pasi ndeshjen e parë do ta ketë të vështirë – kundër Tottenham Hotspur.

Lideri i ri i Anfieldit është i njohur për futbollin e drejtpërdrejtë dhe sulmues që dallon shumë nga loja që deri më tani kanë parë tifozët e Liverpoolit.

Attachment

klopp-do-t-rsquo-i-kaloj-euml-dy-dit-euml-duke-i-shikuar-ndeshjet-e-liverpoolit_hd

Leave a Comment

(required)

(required)